E GJITHA
RRETH TEJE
Optika 1
Si një kompani lider në fushën e optikës në Shqipëri, qëllimi ynë është të ofrojmë kujdes premium për shikimin, ekspertizën më të mirë mjekësore dhe t’i japim secilit klient eksperiencën më të këndshme dhe unike në shërbim.
Me të njëjtën filozofi të bazuar në tre parime kryesore: standarde të larta shërbimi, përdorimi i teknologjisë më të fundit dhe produkte cilësore për kujdesin ndaj klientit, u krijua partneriteti ekskluziv për Shqipërinë dhe Kosovën me kompaninë lider botërore ZEISS. Së bashku me ZEISS, ne nuk shesim vetëm syze, por jemi të dedikuar tërësisht për t’ju ofruar një vizion më të mirë klientëve tanë. Pavarësisht se çfarë diagnoze në shikim kanë klientët, ne do t’ju sugjerojmë zgjidhjet e duhura për nevojat e tyre.
Duke ofruar mijëra modele nga më shumë se 50 marka të njohura ndërkombëtare, secili klient ka mundësinë të zgjedhë një gamë të gjerë syzesh që i përshtaten çdo stili dhe buxheti. Nga markat më të njohura deri tek ato më premium, të gjithë mund të gjejnë atë që i përshtatet vërtet nevojave të tyre.
Ne ofrojmë një mjedis modern dhe mikpritës, ku të gjithë do të ndihen si në shtëpi që nga momenti i parë kur vijnë në dyqan.
Cilësia dhe origjinaliteti i produkteve tona kanë bërë që Optika 1 të ndërtojë emrin e saj në tregun shqiptar si zgjidhja e parë për klientët për produkte origjinale dhe kujdes të specializuar mjekësor. Ne jemi të fokusuar në përmirësimin e shikimit të klientëve duke siguruar cilësinë më të lartë në të gjitha produktet tona dhe duke u përkushtuar tërësisht ndaj tyre.
Optika 1 bashkëpunon me markat më të njohura në të gjithë botën si Cartier, Chopard, Linda Farrow, Anna Karin Karlsson, Celine, Gucci, Fendi, Cazal, Max Mara, Tom Ford, Vogue, Porsche Design, Versace, Armani, Hugo Boss, Ray-Ban, D&G, GUESS, Prada etj.