Orari: 09:00 - 22:00
  • DYQANE
  • Argëtim
    • BOWLING
    • KINEMA
Slide 1 of 1

Shërbimet


SHËRBIM AUTOBUSI

Transporti me autobus urbanë ofrohet nga linjat e transportit publik të Bashkisë Tiranë.

SENDET E HUMBURA

Harruat diçka apo gjetët diçka? Paraqituni pranë qëndrës tonë ose kontaktoni +355 42 380 100 dhe agjentët tanë të shërbimit për klientin do t'ju ndihmojnë për çdo gjë.

SHËRBIME PËR FËMIJËT

Pranë qendrës sonë do të gjeni ambiente të bollshme dhe miqësore, me ashensore dhe shkallë lëvizëse që mirëpresin të gjithë vizitorët përfshirë fëmijët e vegjël. Ofrohet lehtësi për të ushqyer fëmijët me karriget ushqyese.

SHËRBIME FINANCIARE

Gjatë qëndrimit tuaj në QTU ju vijnë në ndihmë dy pika Exchange për çdo këmbim dhe transfertë që mund t'ju nevojitet.

WI-FI

Qëndroni gjithmonë "online" gjatë vizitave tuaja në qendrën tonë. Falë shërbimit të Wi-Fi falas ju mund të ngarkoni foto, flisni me miqtë tuaj, etj. pavarësisht se në cilën zonë të qendrës ndodheni.

PARKIM FALAS PËR NJË VIZITË SA MË TË REHATSHME

Vizitoni QTU pa asnjë shqetësim për parkimin! Në dispozicionin tuaj janë mbi 1000 vende parkimi, për ta bërë përvojën tuaj sa më të rehatshme dhe praktike. Parkimi është gjithmonë falas për të gjithë vizitorët, në çdo orar të ditës.

LAVAZH

Gjithkush dëshiron të përdorë kohën me efikasitet. Një mënyrë është të shfrytëzoni shërbimin e lavazhit për automjetin tuaj, ndërkohë që ju bëni shopping.

ATM

Në QTU, nevojat tuaja personale janë prioriteti ynë. ATM-të janë vendosur në pozicione të përshtatshme në qendrën tonë tregtare në mënyrë që të tërhiqni lehtësisht para kur ju nevojiten.