Orari: 09:00 - 22:00
  • DYQANE
  • Argëtim
    • BOWLING
    • KINEMA
Slide 1 of 1

E gjitha

rreth teje

Fondacioni Mane dhe QTU mbështetës afatgjatë të një komuniteti të veçantë


  • FËMIJË

Fondacioni Mane dhe QTU mbështetës afatgjatë të një komuniteti të veçantë

 

Fondacioni Mane dhe QTU janë kthyer në mbështetës afatgjatë të fëmijëve dhe të rinjve me sindromën Down, në bashkëpunim më Fondacionin Down Syndrome Albania. Përmes financimit të terapive, pajisjeve edukative për qendrat e specializuara dhe iniciativave për punësim, Fondacioni Mane dhe qendra e parë tregtare në Shqipëri kanë kontribuar në krijimin e një jete më cilësore për personat e këtij komuniteti të veçantë dhe familjet e tyre.

Terapitë individuale të financuara nga Fondacioni Mane dhe QTU kanë përmirësuar aftësitë e verbale, kognitive dhe sociale të fëmijëve, duke i fuqizuar të jenë më të pavarur në kujdesin për veten dhe procesin mësimor. Shërbimet në Down Sindrome Albania ofrohen për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në zhvillim si: Sindroma Down, çrregullim i spektrit te autizmit, vështirësi gjuhësore etj. Terapistët në qendrën e Down Syndrome Albania janë optimistë për rezultatet në ndërveprim dhe inteligjencën emocionale.

Por terapitë dhe mbështetja psikologjike shkojnë përtej zhvillimit të një perspektive për të ardhmen e fëmijëve. Ato kanë pasur një ndikim pozitiv të drejtpërdrejtë te familjet e tyre. Prindërit janë gjithashtu fokus i mbështetjes së Fondacionit Mane dhe QTU, duke u aftësuar në zbatimin e Planit të Edukimit Individual, nën këshillimin e terapistëve profesionistë.

“Terapia është një proces afatgjatë, por të tilla janë dhe rezultatet e saj, falë bashkëpunimit më Fondacionin Mane dhe QTU,” tha Flavia Shehu, Drejtuese e Qendrës së Shërbimeve në Fondacionin Down Syndrome Albania.

Ndër të tjera, stafi i punonjësve të QTU është po ashtu i angazhuar në këtë nismë, duke organizuar aktivitete argëtuese të herëpashershme. Ky angazhim do të vazhdojë me synimin për të fuqizuar komunitetin e individëve me sindromën Down.