Orari: 09:00 - 22:00
  • DYQANE
  • Argëtim
    • BOWLING
    • KINEMA
Slide 1 of 1

E gjitha

rreth teje

Eja të luajmë! BO Bowling hap dyert në QTU!


By QTU
  • Argëtim
  • Events

Pritjes i erdhi fundi —BO Bowling, hapësira më unike e argëtimit në kryeqytet, hap zyrtarisht dyert në QTU këtë të shtunë, më 21 Dhjetor, në orën 19:30.

Ejani në QTU për një event të paharrueshëm, teksa BO Bowling shndërron qendrën në destinacionin ideal të argëtimit për të gjitha moshat. Pavarësisht nëse doni të provoni bowling, jeni një yll i fshehtë karaokeje, apo thjesht doni një natë argëtuese plot gjallëri, BO Bowling ka diçka për këdo.

Eksperienca në BO Bowling është gjithëpërfshirëse! Zbuloni një botë plot argëtim me Karaoke Box-in e parë në Tiranë, ping pong inovativ, bilardo, darts dhe shumë më tepër. Shijoni ushqimet dhe pijet në barin dhe restorantin e vendosur brenda, teksa përfshiheni në një atmosferë unike.

BO Bowling është një koncept i mirënjohur, i shpallur fitues i çmimit “Qendra më e Mirë e Bowling-ut në Botë” nga Bowlers Journal USA në vitin 2016 për arkitekturën dhe dizajnin e tij. BO Bowling debuton në Shqipëri ekskluzivisht në QTU, pas suksesit prej disa vitesh në Kosovë.

Mos e humbisni këtë kapitull të ri emocionues për QTU! Shënoni datën dhe mblidhni të dashurit tuaj për një mbrëmje të mbushur me të qeshura, lojëra dhe kujtime që do t’ju zgjasin gjatë.

Ju presim të shtunën, më 21 Dhjetor, në orën 19:30!

QTU, e gjitha rreth teje!