Cineplexx15:00 - 0:00BoBowling10:00 - 0:00

1. Ulje deri në -75% dhe më shumë për të zbuluar: “Shopping Fest” në QTU, vetëm 3-6 prill

1. Ulje deri në -75% dhe më shumë për të zbuluar: “Shopping Fest” në QTU, vetëm 3-6 prill



QTU nis fushatën e limituar, “Shopping Fest”, nga 3 deri më 6 prill, duke kombinuar ulje të mëdha dhe shume ndodhi ekskluzive.

 

Vetëm për katër ditë, vizitorët mund të përfitojnë nga ulje deri në -75% në një gamë të gjerë produktesh nga markat e QTU, si Mango, Bershka, Stradivarius, US polo, Adidas, Buzz etj. Fushata sjell ofertat më tërheqese në veshje, aksesorë dhe më tej, të disponueshme vetem gjatë kësaj periudhe. Vetëm për këto ditë, QTU ofron mundësinë ekskluzive për të blerë koleksionin e ri me çmime të zbritura, përveç stokut ekzistues: një kombinim që nuk e gjeni askund tjetër. 

 

Gjithashtu, vizitorët mund të eksplorojnë një gamë aktivitetesh dhe eksperiencash interaktive në disa zona të qendrës. Këto aktivizime krijojnë një ambient më dinamik dhe ofrojnë një përvojë që shkon përtej një vizite të zakonshme blerjeje.

 

Shënojeni në kalendarët tuaj. Për të gjithë entuziastët e grimit, më 4 prill në oren 18:00 , QTU do të mirëpresë një shfaqje live Make-up artistin e njohur Henri Gjata i cili do të prezantojë teknikat më të mira dhe më të fundit të aplikimit të grimit. Ndërsa pasditja 5 prillit do ta shndërrojë QTU-në në një pasarelë mode, me agjensinë profesionale të modelimit Grace models në qendër të vëmendjes që do t'u ofrojë vizitorëve një përvojë të mirëfilltë mode.

 

Me ulje të mëdha, “Shopping Fest” e bën QTU destinacionin e pamundur për t’u humbur ne data 3 deri më 6 prill.