Çelësi i suksesit të QTU: Një hapësirë për të gjithë

“Vetëm 6 kilometra nga Tirana, është një vend ku mund ta nisësh ditën me një kafe, të bësh pazar për veten dhe familjen tënde, të shikosh një film në kinema dhe të shijosh ushqimin e shijshëm të restoranteve në katin e dytë të kësaj qendre tregtare.”
Kjo është vetëm 1 nga 1,700 përshtypjet pozitive për QTU, që reflektojnë më së miri atë së çfarë QTU përfaqeson: një destinacion gjithëpërfshirës, ku krijohet e ofrohet një ditë e gjitha rreth teje.
Pothuajse 20 vite pas inagurimit, 7 vite pas rikonceptimit dhe rinovimit të plotë, QTU vazhdon të thyejë rekorde vizitorësh dhe të sjellë risi. Viti 2024 shënoi një rritje të ndjeshme të vizitave, ku dhjetori ishte muaji më i suksesshëm deri më tani.

Pse QTU është zgjedhja e parë e konsumatorëve?
Përtej statistikave, janë vetë vizitorët që tregojnë se çfarë e bën QTU tërheqëse. Me një vlerësim prej 4.5 yjesh në Google dhe TripAdvisor, klientët vlerësojnë hapësirat komode, gamën e pasur të markave dhe opsionet unike të argëtimit. Për ata persona, vëmendja e së cilëve tërhiqet nga gjysmë- ylli i munguar, ajo çka spikat, është se si vizitorët i vërejnë përpjekjet e stafit për të përmirësuar qendrën.
“Kjo qendër tregtare vërtetë është përmirësuar shumë përgjatë viteve dhe i meriton 5 yje,” shkruan një vizitor i rregullt.
“Jemi të lumtur që QTU mbetet një nga liderët e shërbimit në vend,” – thotë Klodjana Ismajlaj, Menaxhere e QTU. “Ne e vlerësojmë maksimalisht kohën që vizitorët dhe konsumatorët kalojnë në QTU, ndaj përpiqemi që, në sajë të ofertës gjithëpërfshirëse të qendrës, të sigurojmë për ta përvojën më të këndshme të mundshme”, vijon Ismajlaj.
Më shumë se blerje, një përvojë e plotë
Vit pas viti, QTU ka sjellë një gamë të gjerë markash të njohura veshjesh, pa harruar dhe konceptet e reja, nga moda, gastronomia dhe kujdesi personal, deri te argëtimi dhe ambientet e dizenjuara për çdo grupmoshë. Gjithashtu, qendra ka krijuar hapësira funksionale si këndet e dedikuara për studentët, ku ata mund të studiojnë, të punojnë për projekte apo thjesht të relaksohen në një ambient modern. Sach Pizza, zinxhiri i mirënjohur në Ballkan, i është bashkuar shijeve të larmishme të QTU, duke ofruar kështu një eksperiencë gastronomike unike në Shqipëri.

Me shume se 50 njerëz kujdesen çdo ditë që ambientet e QTU të jenë gati për të mirëpritur mijëra vizitorë: të sigurta, të mirëmbajtura dhe të rehatshme. Për më tepër, shërbime si transporti, parkimi falas, lavazhi, WiFi, ATM dhe këmbimi valutor bëjnë që gjithçka të jetë më e thjeshtë dhe më e rehatshme për klientët.

BO Bowling: Zbavitja më e re e kryeqytetit
QTU ka risjellë alternativa sa nostalgjike, aq edhe interesante argëtimi. Nën hapësirën më të re “BO Bowling”, krahas lojës së njohur të bowling-ut, vizitorëve u ofrohet mundësia të luajne ping-pong, pikado, të këndojnë karaoke, si dhe të përfshihen në shumë aktivitete të tjera.
I pozicionuar në katin 1 të qendrës, BO Bowling po shndërrohet me shpejtësi në destinacionin kryesor për të rinjtë, familjet dhe të gjithë ata që kërkojnë diçka ndryshe në kryeqytet.
QTU vjen gjithmonë me risi
Për vetë historinë e saj si qendra e parë tregtare në Shqipëri, QTU mbetet një zgjedhje autentike, një vend sa i njohur dhe i lidhur ngushtë me momentet e gëzuara, po aq edhe ftues, me gjithçka të re që premton: një hapësirë ku çdo vizitor ndjen komoditetin e shtëpisë, por gjithmonë zbulon diçka të re për të eksploruar.