Orari: 09:00-21:00
12° C
  • DYQANE
  • Më shumë
    • Rreth QTU
    • Balfin Group
    • Të reja
    • Karriera
    • Leasing
    • Kontakt
Slide 1 of 1

E gjitha

rreth teje

Shopping Festival October 22


07/10/2022 - 09/10/2022
  • Events

Në QTU rikthehet Shopping Festival.

Tashmë një traditë e qendrës, festivali i vetëm i këtij lloji në Shqipëri sjell ulje fantastike  të çmimeve deri në -80% dhe argëtim për të gjithë.

Pranë dyqaneve si Mango, US Polo, Koton, Aldo, LC Waikiki, Flo, Parfois, Carpisa e shumë të tjera, do të keni mundësi të blini me çmimet më të mira nëpër stendat përballë dyqaneve, por dhe në brendësi të tyre. Me një shumëllojshmëri produktesh për çdo stil veshjesh, është e sigurt se gjatë kësaj fundjave QTU do të jetë vendi perfekt për të blerë gjithçka që ju mungon në garderobën tuaj.

Gjatë datave 7, 8 dhe 9 tetor, në qëndër do të mbahen një sërë eventesh. Përveç uljeve do të ketë dhe spektakël iluzionesh për fëmijë dhe të rritur. Gjithashtu në Chill Zone në kati 1 mund të relaksoheni me miqtë dhe të beheni pjesë e lojrave të shumta argëtuese. Por jo vetëm kaq, pasi në datën 8, zërat melodiozë të Venera Limanit dhe Lind Islamit do t'ju shoqërojnë për disa çaste të këndëshme në QTU.

Megjithatë, qershia mbi tortë mbetet koncerti i shumëpritur i KIDËS në datën 9 tetor në orën 19:00.

JU PRESIM!