E GJITHA
RRETH TEJE
Beauty Fest by BeaUtene
Beauty Fest by BeaUtene
Për 5 javë radhazi, çdo të enjte, QTU u kthye në destinacionin e bukurisë dhe argëtimit me Beauty Fest by BeaUtene.
Gjatë këtyre 5 javëve, u kombinuan oferta speciale, lojëra dhe sfida me surpriza, produkte me çmime simbolike, si dhe teste falas të lëkurës dhe skalpit, të shoqëruara me këshilla të personalizuara për produktet më të përshtatshme.
Çdo e enjte solli një eksperiencë të re, duke krijuar momente argëtuese dhe duke afruar edhe më shumë komunitetin me markat dhe produktet e bukurisë.
5 javë, 5 të enjte plot energji, shumë surpriza dhe një komunitet që e bëri Beauty Fest një sukses të vërtetë në QTU.