Sherbimet Tona

Ne përshtatim politikat tona menaxhuese duke nxitur shërbimin cilësor Synojmë të jemi koherentë në sferën e shërbimit duke ju përgjigjur shpejt dhe me efikasitet nevojave në ndryshim të tregut


Transport Falas

Transporti për në Qendrën Tregtare "Univers” është FALAS. Nisja bëhet cdo 10 deri 20 minuta, nga ora 09:00 deri më 21:00, përballë muzeut kombëtar.
*gjatë 3 muajve te verës orari deri ne 22.30
 
Parking 
Qendra Tregtare “UNIVERS”, ka 1000 vende parkimi, të cilat janë falas në dispozicion të blerësve. Nga këto 700 vende janë të mbuluara dhe 300 në ambjentet e jashtme të qëndrës.
 
Internet Wireles Falas
Për të gjithë vizitorët interneti ofrohet falas në ambjentet e brëndshme të qëndrës. Mjafton të keni një laptop me vete...
 
Tualet
Tualetet do të mund t'i gjeni në dy vënde, pranë ashensorit 1 dhe pranë ashensorit 2. Ofrohen dhe hapësira për bebe.
 
Vënde Pushimi
Ju duhet një pushim ndërkohë që bëni shopping? Shfrytëzoni hapësirat të ideuara për një pushim relaksues.
 
Karroca për Fëmijë
Karrocat për fëmijë do e bëjnë blerjen tuaj më komode. Ato janë të përshtatshme për fëmijët nga mosha 2 deri në 5 vjeç. Për tu pajisur me to shkoni pranë informacionit të Euromax.
 
Ashensor
Ashensor i nevojshëm për të lidhur parkingun nëntokë me hapësirën e qëndrës.

 

Babysiter- me pagese
“Peter Pan”, për fëmijët nga mosha 1-10 vjec. Prindërit mund të ndjehen më të lirshëm për të bërë shopping dhe fëmijët të kalojnë kohën më argëtueshëm në QTU. Dy edukatorë do të jenë gjatë gjithë kohës me fëmijët, kujdesi dhe argëtimi do te jetë qëllimi kryesor i tyre.
 
Shërbim Postar
Postën tuaj mund ta dërgoni pranë dyqanit Union Shop.

 

Karburant
Pikën e karburantit ku mund të furnizoheni vetëm me naftë, mund ta gjeni 10 metra poshtë stacionit të autobusit.
 
Shërbim Bankar
Pranë Intesa San Paolo ju ofrohen shërbimet bankare, si: hapje llogarie rrjedhëse, llogarie kursimi, të gjitha llojet e depozitave, të gjitha llojet e veprimeve në arkë, transferta parash, pagesa faturash, etj.
 
Këmbim Valutor
Për këmbim valutor mund të drejtoheni pranë Intesa San Paolo dhe Union Shop

 

Shërbime Turistike
Pranë Albtours "D" ofrohen bileta avioni, bileta trageti të të gjitha linjave, udhëtime turistike dhe rezervime hoteli.
 
Shërbim Sigurimi
Në qëndër ka një departament të specializuar sigurimi ku mund të drejtoheni për çdo problem.
 
Shërbim Telefonik
Mund të gjeni nje kabina telefonike me kartë e cila ndodhet pranë stacionit te autobusit.

 

Bar & Restorant
Këtu ju mund të zgjidhni një ndër katër ambjentet e ndryshme: Restoranti i madh me Vetshërbim, Bar – kafe, Piceri, White – Bar  dhe VIP Bar.

 

ATM Bankomat
Keni nevojë për para?
Bankomatet ndodhen:
1. Ne fasadën e jashtme të qëndrës
2. Në krah të Food court
3. Pranë hypermarketit Euromax
4. Pranë daljes së stacionit të autobuzit
Lavazh
Nodhet në ambjentet e jashtme të QTU-së, pranë stacionit të autobusit.